IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Kush po e mbron biseksualitetin e Rita Orës?

Kush po e mbron biseksualitetin e Rita Orës?

Publikuar më: 15:54 22-05-2018

Aktorja dhe modelja e njohur, Cara Delevigne ka mbrojtur Rita Orën pasi u akuzua për tekstin e këngës "Girls". Në fakt ishte emri i Cara që u spekulua se ishte e dashura e Ritës, por kjo nuk u konfirmua.

Këngëtarja shqiptare bashkëpunoi me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli XCX për këngën e saj, ku thoshte se rrëfeu eksperiencën e saj në marrëdhëniet me meshkuj dhe femra. Disa kritikë e konsideruan si një shenjë për të promovuar biseksualitetin, ndërsa Ora shpjegoi se fliste vetëm për fuqizimin e femrës në shoqëri.

Pavarësisht kësaj, bukuroshja shqiptare kërkoi falje, veprim i cili nxiti reagimin e Cara Delevigne.

"Ajo nuk bëri asgjë që të kërkojë falje. Nuk bëri asgjë të gabuar. Mendoj se nuk është e drejtë të tregosh gishtin. Më pëlqen Rita. Unë mendoj se ajo është një artiste e mrekullueshme dhe gjithmonë e mbështes atë në atë që ajo bën.  Unë nuk mendoj se është e gabuar të thuhet se eksperienca dhe fjalët e saj janë të gabuara . Ajo është duke u krenuar për diçka dhe e thotë pa problem. Ajo po tregohet e sinqertë për dicka që ndoshta nuk ndihej rehat më parë dhe nuk ka asgjë të gabuar", tha modelja.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672