Floriana Garo duket se po i shijon pushimet e saj në Bali të Indonezisë.
Bukuroshja e “Jo vetëm modë” vijon të postojë foto të cilat me siguri kanë bërë xheloze dhe ziliqare shumë nga vajzat që e ndjekin por ne na bënë pak skeptikë.
Rikujtojmë që përpara disa kohësh, Floriana ka patur një lidhje të gjatë me dikë dhe shpenzimet e saj justifikoheshin pasi i dashuri ishte I pasur… po tani? Nuk dihet ende nëse moderatorja ka të dashur edhe pse herë pas herë na jep ndonjë “hint” me anë të instagramit duke postuar foto buqeta me lule.
Gjithsesi duke patur parasysh pagat e moderatoreve në Shqipëri, na bën habi sesi Floriana bën pushime luksoze prandaj na u duk interesante t’i bënim pak llogaritë. Si fillim vetëm bileta vajtje ardhje nga Tirana në Bali shkon më shumë se 1500 Euro. Për të mos përmendur më pas qëndrimin dhe hotelin, çështja është kush po e sponsorizon Florianën?