INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush po i vë zjarrin Shqipërisë? Xhaçka: Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike që të...

Kush po i vë zjarrin Shqipërisë? Xhaçka: Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike që të...

Publikuar më: 13:25 01-04-2019

Situata e pazakontë e krijuar me zjarret në vendin tonë gjatë muajit mars detyroi Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ti drejtohet me një apel klasës politike.

Në një konferencë të posaçme për mediat, Xhaçka ftoi të gjithë politikanët të denoncojnë këtë fushatë që shkon në dëm të vendit.

"Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike, të gjithë politikanëve pa dallim që të na bashkohen për të denoncuar dhe luftuar këtë fushatë që nuk shkon në dëm të qeverisë por në dëm të vendit. Jam ndjerë e keqardhur dhe e revoltuar kur kam dëgjuar ndonjë syresh që është rrekur të krijojë ndonjë alibi për këtë situatë. Shqipëria është e shqiptarëve, është e fëmijëve tanë pa asnjë dallim, sot e mot, dhe të gjithë bashkë pa asnjë lloj ndasie duhet të ruajmë pasurinë e përbashkët e të mbrojmë jetën e familjeve tona, karshi çdo përpjekje për të djegur e shkatërruar atë që na ka dhuruar natyra dhe puna e përbashkët", shprehet Xhaçka.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945