INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush refuzoi kë? Haradinaj dje në Tiranë, nuk takon Ramën, por Metën

Kush refuzoi kë? Haradinaj dje në Tiranë, nuk takon Ramën, por Metën

Publikuar më: 08:43 21-05-2019

Ditën e djeshme në godinën Kryeministrore u zhvillua mbledhja e 6-të e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare. 

Në takim morën pjesë ministrat e çdo dikasteri por ajo çfarë u vu re ishte mungesa e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.
Dy kryeministrat, mesa duket për shkak të përplasjeve të forta që kanë pasur, kanë preferuar të mos ulen të dy në një tryezë për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët, siç ka ndodhur në të 5-ta mbledhjet e kaluara.
Më vonë u mësua se kryeministri i Kosovës ka qenë në Tiranë. Ai ka bërë një takim informal me Presidentin Ilir Meta. Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi, ku shkruan: “Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”.
E njëjta fotografi është shpërndarë në mediat sociale edhe nga kryeministri i Kosovës, ku ai shkruan se me Metën ka qëndrime unike. “Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, shkruan Haradinaj.

Ky citim në foto ngre pikëpyetje të mëdha mbi qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare mbi çështjet e cilësuar nga Haradinaj me rëndësi për Kosovën.
Po ashtu edhe mbi mungesën e dy krerëve të qeverive në mbledhjen e djeshme që u zhvillua në Tiranë. Do të jetë Rama që ka refuzuar të pres Haradinajn apo Haradinaj nuk ka dashur të ulet me Ramën?
Ndërkaq, duhet theksuar se mes kryeministrit Rama dhe Haradinaj ka pasur disa përplasje. E fundit ka qenë mbi qëndrimet e kryeministrit shqiptar në Samitin e Berlinit, ku Haradinaj shprehej se, Rama këmbëngulte më fortë se edhe Presidenti Vuçiç për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Rama fillmisht e mohoi një qëndrim të tillë dhe më pas pohoi se Haradinajt i është bërë një propozim për pezullimin e taksës dhe jo heqjen.

ilir_meta_me_ramush_haradinaj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604