INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush stilonte për gratë e Bllokut? E zbulon Lajla Përnaska për In News [VIDEO]

Kush stilonte për gratë e Bllokut? E zbulon Lajla Përnaska për In News [VIDEO]

Publikuar më: 15:12 20-10-2018

Blloku gjatë regjimit komunist ishte ai që ngjallte më shumë kërshëri dhe kuriozitet.

Por sot, thuajse 30 vite pas shembjes së regjimit komunist Lajla Përnaska zbulon për In News se ka qenë pikërisht gjyshi i saj Jonuz Përnaska që ka stiluar një pjesë të madhe të veshjeve të 'parisë së kohës'.

“Zonjat e byrosë së kohës komuniste, nomenklatura kanë kaluar në dorën e Jonuz Përnaskës. Ai veshjen e kishte të veçantë, veshje të një standarti të altamodës” shprehet Përnaska.

Por më herët gjyshi i Lajla Përnaskës e nisi veprimtarinë e tij si rrobaqepës nga familja mbretërore.

“Klientet besnike ishin princeshat, motrat e mbretit Zog, ka qepur për të gjashta motrat ishin kliente në vazhdimësi të sallonit të tij. Por jo vetëm, ishin të gjitha zonjat e elitës së kohës”

Edhe pse gjatë regjimit komunist Jonuz Përnaska stilonte për pjesën më të madhe të grave të 'bllokut' e gjitha familja e tij shihen me 'lupë' nga regjimi.

Madje sot ish deputetja Lajla Përnaska rrëfen se shpesh herë ajo është ndaluar nga regjimi i kohës pikërisht për veshjen e saj.

“Jam përballur dhe jam ndaluar për shfaqje të huaja. Më kanë ndaluar edhe në gjimnaz, unë jam ndaluar se kisha veshje të ndryshme. Por edhe në fillimet e punës time jam ndaluar përsëri për veshje” rrëfen Lajla Përnaska për mikrofonin e IN News.

Article Logic
Execution time: 0.0022099018096924