Aktori i humorit Bes Kallaku, e nisi karrierën e tij në spektaklin “Portokalli” në Top Channel dhe qëndroi aty për vite të tëra.
Ndërsa tani duket se kishte ardhur momenti që Besi të shkëputej për të kërkuar ndoshta mundësi të tjera për veten. Madje edhe në “Xing me Ermalin” aktori u shpreh se nuk kishte patur ndonjë konflikt me “Top Median” dhe këtë e vërteton më së miri edhe fotoja e publikuar mbrëmjne e kaluar ku duket në shoqërinë e partnerit të Lori Hoxhës, Vis bajraktari. Besi ishte njëri ndër të ftuarit në ditëlindjen e Lorit dhe iu është bashkuar festimeve duke mos harruar të ndajë edhe këtë foto me ndjekësit.