INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush tha që është vetëm një modele? 9 rastet që duhet t'i themi: Faleminderit, Bella Hadid! [FOTO]

Kush tha që është vetëm një modele? 9 rastet që duhet t'i themi: Faleminderit, Bella Hadid! [FOTO]

Publikuar më: 16:56 01-04-2019

Që prej vitit 2014 që Bella Hadid u shfaq në industrinë e modelingut, ajo u bë fytyra e preferuar e shumë stilstëve, por edhe e kopertinave të ndryshme të revistave. Fytyra e mrekullueshme dhe e mprehtë e Bella Hadid, sytë e bukur që mbartin një shikim të thellë dhe stili i saj i veçantë bënë që ajo të jetë në faqe të parë të shumë revistave në të gjithë botën, por edhe të pushtojë sfilatat më të rëndëishme të modës.

Ajo sot është një ndër modelet më të suksesshme dhe më të kërkuara. Modelja që vëtë emri i saj do të thotë e bukur, shërben si muzë fyrmëzimi për çdo stilist mode dhe bën që gjithkush të flasë për të.

Përpos faktit që ka treguar gjithmonë që është një modele shumë e mirë dhe e aftë, ajo na ka treguar gjithashtu që ka një stil jashtëzakonisht të bukur dhe unik. Nuk ka pasur rast që të mos e kemi parë modelen të vishet bukur dhe me stil qoftë në tapet të kuq për një ngjarje të rëndsishme, apo qoftë edhe gjatë stilit të rrugës.

Bella Hadid përpos që mund të shërbejë si muzë frymëzimi për stilstët, shërben edhe si muzë për vajzat që mund të frymëzohen për të kombinuar veshjet e tyre.

Në një vështrim të përgjithshëm do të shohim qartë që tek Bella Hadid ka grimca të theksuara të stilit të viteve 90. Retro, vintage, french, sensuale dhe shumë elegante, kështu do mund ta përkufizoja stilin e saj që me siguri i’u ka rënë në sy të gjithvëe, mjafton që edhe të hapësh Instagramin e saj dhe nuk do e kemi shumë të vështirë për ta kuptuar.

Modelja përqafon çdo trend që prezantohet dhe mund të themi që ecën në një hap më tendencat e fundit të modës. Pra kush tha që Bella Hadid është vetëm një modele? Ajo shumë mirë është edhe si influencuese mode.

Nëse sot po ju mungon frymëzim se çfarë të vishni dhe do dëshironit që të ‘vidhni’pak nga stili i Bella Hadid, po ndaj me ju disa ide:

Ajo është fanse e madhe dhe fanatike e kostumeve të silit mashkullor që është edhe trendi më i madh për momentit në modë, e cila i ka veshur me ngjyra të ndryshme dhe shumë moderne. Vlen të theksojmë që modelja gjithmonë këto kostume i kombinon me atlete të stilit ‘grandpa sneakers’ duke e kthyer në një veshje shumë të përshtatshme përditshmërie.

kostume1.jpg

kostume.jpgkostume_4.jpg

 

Një ndër trendet që Bella Hadid ka përqafuar menjëherë sapo u rikthye në modë është trendi i kuadratave, një trend që nuk duhet të mungojë në garderobën e vajzave këtë periudhë.

kuadrata5.jpg

kuadrata2.jpg

kuadrata1.jpg

 

Beretat duken sikur kanë lindur për Bella Hadid! Madje ajo sjolli trendin që bereta mund të vishen edhë në verë.

bereta4.jpgbereta3.jpg

bereta1.jpg

 

Bella Hadid riktheu në modë gjithashtu syzet minimaliste apo të quajtura ndryshe ‘matrix’ të viteve 50’ dhe më pas gjithë vajzat e tjera janë frymzuar dhe i përshtatën sipas stilit të tyre.

syzet1.jpg

syzet.jpgsyzet2.jpg


Bella na ka treguar gjithmonë që xhinset ‘vintage denim’ nuk do të dalin asnjëherë nga moda. Ndonëse mund t’ju duket si një veshje e thjeshtë, në të vërtetë xhinset ‘denim’ janë shumë stil dhe do ju bëjë të dukeni sikur sapo keni dalë nga periudha e viteve 90’.

denim4.jpg

denim1.jpg

denim.jpg


Nëse ende nuk e keni blerë një cantë që ne i quajmë ndryshe si çantat e farturinove, mos humbisni më shumë kohë pasi në këtë sezon do të jenë akoma më të përshtatshme. Bella Hadid i ka të preferuara këto lloj çantash dhe për më tepër janë shumë praktike, përpos që janë edhe shumë stil.

cantat1.jpg

canta3.jpg

canta2.jpg

 

Pasi të shihni që modelja adhuron të vesh shumicën e kohës atletet grandpa sneakers me siguri do të frymëzoheni edhe ju për t’i bërë pjesë së përditshmërisë suaj. Nëse doni që të keni stilin e Bellës, vishini ato me çorape të gjata të bardha që mund të kenë edhe ndonjë logo apo shprehje të ndryshme.

atlete3.jpg

atlete1.jpg

atlete4.jpg

 

Kambale çdo sezon? ‘Yes, please!’, do të thoshte modelja Bella Hadid.

kambale2.jpg

kambale.jpg

kambale1.jpg


E zeza nuk të lë asnjëherë në baltë. Këtë shprehje e mbështet edhe modelja e cila duket kaq elegante, sensual dhe plot sharm me të zeza kokë e këmbë.

e_zeza1.jpg

e_zeza4.jpg

e_zeza3.png

Punoi: Irini Meçe

Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041