INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kush tha që ka marrëveshje PS - LSI? [VIDEO]

Publikuar më: 15:16 03-04-2017

Luan Rama:
“Kush tha që ka marrëveshje?”
13 orë pas përmbylljes së takimit mes dy krerëve të së majtës, Luan Rama i përgjigjet me pyetje interesimit të gazetarëve mbi darkën e “Pazarit të RI” ku Edi Rama dhe ilir Meta kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit për 4 vitet e ardhshme. Por kreu i grupit kuvendor të LSI Luan Rama këmbëngul se vendimi për koalicion do të merret nga strukturat e partisë.
Luan Rama:
“Vendimin do ta marrin strukturat e partisë kryesia”.
Megjithatë testi i provës për koalicionin PS – LSI janë zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, ku LSI nëpërmjet Luan Ramës ka thënë dhe sot se nuk do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, duke dhënë kështu një sinjal të fortë për Edi Ramën.
Luan Rama:
“Ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e Kavajës”.
Ndërsa gjatë një takimi me të rinjtë e LSI, vetë kreu i partisë Ilir Meta ka zgjedhur mos të flasë për koalicionin parazgjedhor por ti mëshojë faktit që ajo që është më e rëndësishme është stabiliteti i vendit.
Ilir Meta:
“Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme as për opozitë e as për pozitën. Çdo lloj destabiliteti është kosto për vendin, çdo konflikt është kosto për çdo qytetar”.
Ndërsa nga mazhoranca nuk ka ende asnjë reagim pas darkës së një dite më parë. Vetë Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, pra larg vëmendjes dhe institimit të gazetarëve.
Mbi mundësinë e firmosje së koalicionit parazgjedhor PS LSI ka folur edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha.
Lulzim Basha:
“Peshku qelbet nga koka”.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779