INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush tha që Mozzik dhe Loredana janë ndarë?! Ky veprim i tyre sapo i vuri kapakun këtij muhabeti! [VIDEO]

Kush tha që Mozzik dhe Loredana janë ndarë?! Ky veprim i tyre sapo i vuri kapakun këtij muhabeti! [VIDEO]

Publikuar më: 11:56 14-09-2019

Disa ditë më parë në media qarkulluan lajme se Mozzik dhe Loredana janë ndarë. Dyshimet u shtuan kur Mozzik nuk e uroi për ditëlindje këngëtaren dhe e as nuk u pa i pranishëm në festë.

Por mes çiftit nuk ekziston fjala ndarje. Mbrëmjen e djeshme reperja Loredana promovoi albumin e saj të parë në Berlin. Pjesë e kësaj mbrëmjeje ka qenë dhe reperi Mozzik, i cili ka kënduar së bashku me Loredanën. Një veprim i bërë në mes të skenës iu ka dhënë fund lajmeve për ndarje: gjatë performancës kanë shkëmbyer një përqafim të ngrohtë dhe fansat e kanë pritur me shumë brohorima. Na kanë bërë lëmsh për një kohë të gjatë me sjelljet e tyre, i dinim të ndarë por ky përqafim i tha të gjitha.

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748