Zakonisht mardhëniet mes ish-ave dihet që nuk janë dhe aq të mira, madje mëritë mund të zgjasin për vite me radhë.
Por nuk është ky rasti i Simmon Cowell. Producenti dhe krijuesi i X Factor, ka dale në atë që duket një shëtitje shumë të qetë dhe miqësore me bashkëshorten dhe ish-të dashurën e tij.
Bashkë me ta janë dhe fëmijët e tyre të cilët luajnë së bashku teksa Simon dhe dy prej grave të jetës së tij bisedojnë dhe kalojnë një kohë kaq të mire me njëri-tjetrin.