Nuk ka patur asgjë serioze sipas këngëtares pasi ajo vetë e ka konsideruar si normale, sepse sipas saj çdo femër ngacmohet. Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi e cila ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone” , ku ndër të tjera ka folur edhe për ngacmimet që ka marrë nga të famshmit shqiptarë.
Një ndër të famshmit që ka përmendur Ana ishte edhe Majku. Dikur ai e ka ngacmuar por tani ata janë miq shumë të mirë.
Kur moderatorja e pyet për emrat e meshkujve të famshëm që e kanë ngacmuar, Ana u përgjigj kështu: "Është Majku, janë dhe shumë të estradës që i njohim të gjithë."
Por çfarë i tha Ana?
"Me Majkun tani jemi miq. Nuk kemi pasur dhe as nuk kemi ndonjë rivalitet, por njerëzit mund të të ngacmojnë. Emri i Majkut më erdhi tani në mendje por është shumë normale sepse çdo femër ngacmohet.", u shpreh ajo.