INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush tradhtojnë më shumë, meshkujt apo femrat?

Kush tradhtojnë më shumë, meshkujt apo femrat?

Publikuar më: 17:49 08-08-2018

Sipas një studimi të ri, meshkujt janë të prirë të ndërrojnë më shumë partnere – ndërsa femrat janë më gjatë “besnike” ndaj dashnorit, zakonisht prej tre deri në gjashtë muaj. Sipas rezultateve të këtij studimi, 57 % e njerëzve kanë pasur marrëdhënie seksuale me bashkëshorten/bashkëshortin – në të njëjtën ditë kur kanë pasur marrëdhënie të tilla edhe me dashnoren/dashnorin.

Sipas po të njëjtit studim, 33 % e meshkujve kanë pasur aferë me gjashtë apo më shumë partnere, përderisa 85 % e femrave e kanë tradhëtuar bashkëshortin me pesë meshkuj.
Meshkujt, sipas këtij studimi, zakonisht e tradhëtojnë partneren e tyre nën ndikimin e alkoolit, përderisa femrat më shumë tradhëtojnë me vetëdije.


Sa i përket përcaktimit se çka nënkuptohet krejt me tradhëti – meshkujt dhe femrat pajtohen se edhe puthja mund të konsiderohet e tillë – mirëpo, femrat, për dallim prej meshkujve, edhe kontaktin me mesazhe e konsiderojnë tradhëti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031900405883789