Këto kohë, për filmin “ Dy gisht mjaltë“, po flitet kudo. Që prej premierës, komedia romantike ka rrëmbyer vëmëndjen e të gjithëve, dhe Ermal mamaqi e Elvana Gjata kanë përjetuar momente mjaft të bukura nga vlerësimet që kanë marrë.
Gjatë premierës së filmit në Prishtinë, Ermal Mamaqi u pyet pse zgjodhi Elvanën si aktoren kryesore në filmin e tij, mirëpo këngëtarja s'i la kohë të përgjigjet:
"Sepse ishte ideja ime. E kam pasur ëndërr të bëj një film me Ermalin që e vogël. Në një nga darkat tona thashë hajde ta bëjmë një film dhe ky gjithë budallallëqet e mia i merr për seriozisht dhe e bëri realitet."- rrëfen Elvana duke qeshur.