Galaxy Note 9 nuk është lançuar akoma, por ama spekulimet për të po shtohen dita ditës. Disa njerëz presin që ky smartphone të dështoi, disa presin sukses, kurse Samsung po merr masat që të ofrojë atë që asnjë tjetër nuk e ofron dot në treg.
Pritet që Fortnite të vijë në Android gjatë muajit Shtator ose Tetor, por mbase një version ekskluziv do të mbërrijë për Galaxy Note 9 që në Gusht.
Sigurisht që Samsung nuk mund që të tërheqë lojtarët thjesht duke pasur ekskluzivitet mujor për lojën më popullore në botë, e cila për më tepër është falas për t'u luajtur. Në këtë situatë, kushdo që do blejë smartphonin e lartpërmendur, do të marri falas një subscription pack në Fortnite, mbase me vlerë deri në $149.
Nëse kjo dhuratë do të jetë e vërtetë, atëherë shitjet e Note do të shtohen shumë midis gamerave. Urime Samsung për këtë ofertë mjaft të mirë.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.