Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar dhe shpesh herë kanë qenë në qendër të mediave rozë. Kjo për faktin se janë përfolur disa herë një ndarje, mirëpo kanë rezultuar thjesht thashetheme ose le ta pranojmë që jo pak herë ato “ndarje” ishin të skenuara nga reperi i talentuar.
Pavarësisht gjithçkaje, çifti në fjalë janë dukur shumë të lumtur bashkë dhe këtë na e kanë treguar me postime dhe dedikime të ndryshme në rrjetet sociale, sa kanë shkuar deri aty ku e quajnë njëri-tjetrin “burrë e grua”.
Arbenita ka treguar sot se do t’i qëndrojë besnike mashkullit që ka në krah, pavarësisht çdo lloj oferte që mund t’i vijë nga ndonjë i interesuar!
Në një postim të fundit në Instagram, modelja shkruan se i dashuri i saj është tërheqës në sytë e saj dhe nuk i intereson askush tjetër, çfarëdo që do t’i ofrojë!
Nuk e dimë nëse Arbenita flet për ndonjë pretendent të saj, apo ndonjë që kërkon të konkurrojë me Feron, por edhe nëse ka një të tillë ajo e dha mesazhin:
“I dashuri im nuk do të jetë kurrë në gare me një mashkull tjetër. Nuk më intereson sesi dukesh, çfarë dreqin ke, ose kush je! Mashkulli im do të jetë gjithmonë më i bukuri në sytë e mi, dhe do ta ndihmoj të arrijë çdo gjë që do në jetë”, shkruhet në postimin e bërë share nga modelja.