‘Bow Down’ është një nga bashkëpunimet më të suksesshme të shoëbiz-it shqiptar, i cili gjatë vitit 2017 theu rekorde shikueshmërie. Për të gjithë ata që nuk e njohin, ‘Bow Down’ është bashkëpunimi i Encës dhe Noizy-t, të cilët dikur kanë qenë pjesë e të njëjtin grup. Mirëpo, këngëtarja dhe reperi u përfshinë në një sherr publik gjatë kësaj periudhe, i cili solli largimin e këngëtares nga grupi ‘OTR’.
Pasi marrëdhëniet u shkëputen, edhe bashkëpunimi “Bow Down” u fshi nga Youtube. Por vetëm pak kohë më parë, Enca e riktheu sërish këngën duke thënë vetëm “E di që ju kishte munguar.”
Javës që shkoi, Enca ishte e ftuar në një event në Tiranë dhe gazetari i “Thumb” në një moment i afrohet Encës duke i kënduar një pjesë nga bashkëpunimi i saj me Noizyn: “Boë doën to the King and the Queen, Kërkush sun na nali”.
Dhe si reagon Enca? Epo ajo tashmë ka një version të ri të këngës: “Bow down to myself and myself, Kërkush sun më nali.”
Enca from Vimeointv.al on Vimeo.