INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kushërirat i nxjerrin “të palarat” Rita Orës

Kushërirat i nxjerrin “të palarat” Rita Orës

Publikuar më: 18:33 05-05-2016

Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë, këngëtares me origjinë kosovare Rita Ora. Gazeta e famshme britanike, rrëfen historinë e Rita Orës, përmes historisë së Kosovës, duke biseduar me kushërinjtë e saj, në lidhje me fëmijërinë e Ritës, familjen dhe momentin e largimit të tyre nga Kosova në kohën e luftës.

Ndërkohë në qendër të artikullit, është thashethemi lidhur me një flirtim të mundshëm mes saj dhe reperit Jay Z, thashethem i mohuar nga kushërinjtë e saj, të cilët u shprehën, se të gjitha këto fjalë vijnë në lidhje me jetën që ajo bën, dhe famën që ka arritur. Madje, një nga kushërinjtë, u shpreh, se ajo e respekton shumë, çiftin Beyonce dhe Jay Z.

Daily Mail vë në pah faktin se si Rita Ora, tashmë është shumë e famshme dhe milionere, ndërsa kushërirat e saj, Dorotea e Donjeta, jetojnë akoma në një vend si Kosova. Janë të shumta arsyet pse Rita Ora, ka humbur kontaktet me kushërirat e saj.

Kushërira e Rita Orës, Doreta Sahatçiu e cila jeton në Prishtinë, ka rrëfyer për “Daily Mail” përpjekjet e dështuara për të takuar këngëtaren bjonde në finalen e “X Factor” në Londër sepse truprojat e Ritës nuk e kishin lënë as t’i afrohej. Madje, në një moment, i kishin kërkuar të mos bënte as foto nga larg.

Pavarësisht disantacës, 23 vjeçarja ka thënë se është shumë krenare me kushërirën e saj dhe ende ka kujtime prej kohës së fundit kur kishin kontakte.

Article Logic
Execution time: 0.0039408206939697