INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kushtet e punës në Shqipëri lënë për të dëshiruar, VAPA ul cilësinë! Humbin miliona euro

Kushtet e punës në Shqipëri lënë për të dëshiruar, VAPA ul cilësinë! Humbin miliona euro

Publikuar më: 10:53 02-07-2019

Efektet e vapës ndikojnë dhe tek cilësia në punë. Së fundmi Organziata Ndërkombëtare e Punës ka publikuar një raport që lidhet me ndikimin e të nxehtit në orët e punës. Në vendin tonë kushtet rezultojnë shumë të vështira, pasi të punosh në këto ditë të nxehta është sfiduese. Më shumë vuajnë ata që punojnë në ambientet e jashtme, kryesisht agro-bujqësi dhe ndërtim. 

Raporti i ILO tregon impaktin e stresit nga i nxehti, që perceptohet si i tepërt për trupin e njeriut, e që shkakton edhe pasoja psikologjike. IlO arriti në përfundimin se, Shqipëria është një prej 10 vendeve e Europës dhe Azisë qendrore që do pësojë dëmin më të madh si pasojë e të nxehtit deri në vitin 2030. Dëmi përllogaritet në rreth 0.07% duke na renditur në vendin e 7-të në Europë dhe Azinë qendrore.
Nëse ky dëm llogaritet me para vendi do humbë afro 9.1 milionë euro. Në vitin 1995 ky impakt vlerësohej në 0.04%. Dëmi i referohet vetëm impaktit të të nxehtit në orët e punës, pra sa i ndikon punonjësit drejtpërdrejtë në cilësinë e punën e tyre.
Për agro bujqësinë dhe ndërtimin mospërballimi i vapës apo stresi nga i nxehti do të eliminojë 0.14% të orëve të punës.
Shqipëria rezulton të jetë vendi i tretë në Europë pas Gjeorgjisë dhe Qipros sa i përket këtij dëmi, bazuar në projeksionet e vitit 2030 të kryera nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766