INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kushtet skandaloze se si përgatiten pizzat në Tiranë [FOTO]

Kushtet skandaloze se si përgatiten pizzat në Tiranë [FOTO]

Publikuar më: 12:24 03-09-2018

Në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore AKU ka bllokuar dy restorante dhe ka gjobitur një tjetër. Kushtet ku ata gatuanin dhe shërbenin për klientët janë jashtë çdo standardi dhe tejet skandaloze siç mund të shihni edhe në foto.

1535968319_akubllokime11.jpg

Konkretisht, gjatë kontrollit në aktivitin “restorant” “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.
Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Willson i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.

1535968319_akubllokime9.jpg

Ndaj subjekteve “restorant” “Ana Beqiri” dhe “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit restorant “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.

1535968319_akubllokime8.jpg1535968319_akubllokime6.jpg1535968319_akubllokime3.jpg1535968319_akubllokime2.jpg1535968319_akubllokime1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004166841506958