INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kushtetuesja hap debatin: Mandati i Kokëdhimës në “dorë” të Kuvendit

Kushtetuesja hap debatin: Mandati i Kokëdhimës në “dorë” të Kuvendit

Publikuar më: 15:55 24-02-2016

Çështja e mandatit të Koço Kokëdhimës do të rikthehet sërisht në debat parlamentar. Vendimi është zbardhur këtë të mërkurë nga Gjykata Kushtetuese, e cila pranon pjesërisht kërkesën e opozitë. Ndërsa pika themelore, ajo e ligjshmërisë së mandatit të deputetit socialist pritet ti nënshtrohet sërisht diskutimit kuvendor. Opozita kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën, pasi sipsa saj, deputeti socialist ka përfituar fonde publike gjatë ushtrimit të detyrës. Kjo pikes, sipas demokratëve bie ndesh me Kushtetutën, çka sjell dhe ndërprerjen e menjëhershme të mandatit.

Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë demokratëve, duke argumentuar se kërkesa e Partisë Demokratike për mandatin e Kokëdhimës është në përputhje me Kushtetutën, ndryshe nga Kuvendi që nuk e pranoi këtë kërkesë.

Tashmë kërkesa e opozitës do të shqyrtohet përsëri nga Kuvendi dhe të marrë një vendim për mandatin e Kokëdhimës, pra pro heqjes së mandatin ose kundër heqjes. Ndërkohë, pasi të shprehet Kuvendi mbi këtë kërkesë, vendimi final i përket Gjykatës Kushtetuese, e cila do të argumentojë nëse votimi i Parlamentit është kushtetues apo antikushtetues.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127