INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kushtetuesja rrëzon PD për Vetingun [Video]

Publikuar më: 14:55 22-12-2016

Ligji i Vetingut, do të zbatohet ashtu siç është miratuar nga mazhoranca e majtë. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkonte që ky ligj të shpallej antikushtetues. Mësohet se vendimi është marrë me rezultatin 6 me 2, në një senacë me dyer të mbyllura e cila ka zgjatur plot 3 orë.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat Gjykata Kushtetuese bën me dije ka rrëzuar kërkesën për shpalljen antikushtetues të Vetingut.
“Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në mbështetje të neneve të Kushtetutës, si dhe të neneve e vijues të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendosi rrëzimin e kërkesës”.
Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e argumenteve të kushtetueses, se përse arriti në këtë përfundim. Zbatimi i ligjit do ti hapë rrugë hetimit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjykatësve. Vendimi I kushtetueses ka ardhur pak ditë pasi Komisioni i Venecias tha se ligji nuk ka asnjë pikë që vjen në kundërshtim me direktivat e saj, duke ia lënë shqyrtimin në themel gjykatës kushtetuese.
Ende pa u zbardhur zyrtarisht ky vendim, i pari që ka reaguar për vendimin e Kushtetueses ka qënë Kryeministri Rama i cili deklaroi se “Sipas Mediave gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetingut! E vonuan po se penguin dot. Tani koha për të nisur zbatimin. RILINDJE”.

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422