INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kushtetuesja shfuqizon Neni 62/3 të Ligjit të Medias

Kushtetuesja shfuqizon Neni 62/3 të Ligjit të Medias

Publikuar më: 14:10 13-05-2016

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi neni 62/3 i Ligjit të Medias, pas kërkuesës së Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare. Në vendimin, i cili ende nuk është zbardhur thuhet:
“Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të nenit 131/a dhe 134/f të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
- Pranimin e kërkesës.
- Shfuqizimin e nenit 62/3 të ligjit nr.97/2013, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Por çfarë parashikonte neni 62/3 i ligjit për Mediat audiovizive, i cili është miratuar me konsensus mes PD dhe PS në vitin 2013?

Neni 62/3

“Asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio ose një licencë kombëtare të transmetimit audioviziv”.
Heqja e këtij kufizimi për përqindjen e aksioneve që mund të mbajë një individ në media mund të sjellë ndryshime aksionerët e tregut mediatik në vend.

Ja  vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926