INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kushti i Ivanov për Zaev: “Të mohojë platofmën e Tiranës, merr mandatin” [VIDEO]

Publikuar më: 16:51 31-03-2017

Lideri i LSDM Zoran Zaev në bashkëpunim me partitë e tjera të cilat kanë dhënë firmat për mandatimin e tij, janë duke kërkuar rrugëdalje për bllokadën e krijuar në Kuvend. Zaev deklaron se bllokada mund të tejkalohet së shpejti. Përfundimi i konstituimit të Parlamentit, aktivizon afatet kushtetuese, për mandatimin e qeverisë por ndërkohë ekziston edhe një pengesë tjetër, që duhet të tejkalohet për të marrë mandatin. Bëhet fjalë për kushtin që presidenti i vendit Ivanov kërkon që të plotësohet nga Zaev. “Zoran Zaev patjetër duhet publikisht ta dënojë dhe të heqë dorë nga platforma e Tiranës respektivisht nga deklarata shqiptare. Mjafton vetëm një deklaratë dhe do ta marrë mandatin për një minutë”, kanë thënë jozyrtarisht nga kabineti i Ivanovit. Por nga ana e saj LSDM bën të ditur se Zaev i përmbahet marrëveshjes që ka bërë me shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729