Stadiumi i Tottenham Spurs, që ka kushtuar 1 miliard paund po vijon të dështojë. Në fillim u përfol se kishte mungesë të theksuar të masave të sigurisë dhe sikur të mos mjaftonte kjo një ngjarje tjetër ka ndodhur ditën e premte.
Rreth orës 8:45 një tub uji është çarë dhe ka shkaktuar kaos në stadiumin e ri. Madje raportohet se kjo gjendje u kthye në rrezik për jetët e punëtorëve pasi uji kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike .
Qindra litra ujë u përhapën në disa nivele të stadiumit të ri të Tottenham Hotspur, duke shtuar pengesa të tjera përpara hapjes së planifikuar në tetor.