INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kutia e zezë e trurit''! Nuk e kishit dëgjuar më parë?

''Kutia e zezë e trurit''! Nuk e kishit dëgjuar më parë?

Publikuar më: 09:25 28-07-2018

Zbulohet sekreti i mekanizmit që na zgjon në mëngjes, që na mban në kontakt me ambientin e jashtëm dhe nga i cili varen mendimi dhe gjuha. Mekanizmi aktivizohet nga neuronet gjigande të trurit, me të cilët lidhen edhe funksionet komplekse, si ndërgjegjësimi për veten, por edhe aftësia për vlerësuar realitetin.

Zbulimi është bërë nga një studim mbi kaviet e laboratorit, nga grupi i kërkuesve të Rockfeller University dhe është publikar në revistën shkencore zyrtare amerikane PNAS.

Rezultati mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë sëmundjet psikiatrike, si shqetësimi bipolar dhe vëmendja deficitare, në të cilat ky mekanizëm nuk funksionon në mënyrë korrekte.

Është studiuar e ashtuquajtura “kutia e zezë e trurit”, e cila është një zonë pak e eksploruar deri më tani, por që quhet bërthama gjigandocelulare ose NGC.

Pikërisht në këtë zonë gjenden neurone të mëdha, të cilët mund të jenë esencialë për çdo lloj sjelljeje, transmeton klanplus. Në to është dalluar se prodhohet një enzimë që relakson enët e gjakut, duke shtuar kështu fluksin e gjakut që jep oksigjen dhe mbërrin në inde. Kjo kontribuon në gjendjen e zgjimit dhe qëndrueshmërinë funksionale të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715