Në orën 19:00 u mbyll zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha KZAZ-të në Shqipëri.
Ndërkohë kanë filluar mbledhjet e kutive, ku do të bëhet edhe numërimi.
Në qytetin e Tropojës, në kohën kur kanë mbërritur kutitë e votimit përpara KZAZ Nr. 9, militantët e Partisë Demokratike kanë dalë të protestojnë.
Me pankarta në duar, ku shkruanin 'Votime komuniste 2019', ata kanë protestuar mes brohorimave.
Kujtojmë që dyert e qendrave të votimit kanë qëndruar hapur nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.