Deputeti i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka marrë fjalën në Kuvend për të replikuar me një nga kolegët e tij të opozitës së re, por çuditërisht fjalën e tij e shfrytëzoi për të sulmuar Astrit Patozin.
“Akoma mendon njeri këtu se Presidenti është legjitim ë? Pse ju nuk e doni reformën zgjedhore, nuk shkarkoni një nënkryetar se ai tjetri iku në drejtim të paditur”, tha Gjuzi.
Më pas ai shtoi: “O Astrit Patozi je i paligjshëm. Një letër ta kam rujtë e kam në çantë, kam një çantë unë që me ta hap letrën do dali se si është puna në Mirditë ça ke firmos, se ke dhe një emër kështu ti, që duhet të ketë kujdes. Të lutem z.kryetar mos i ler njerëzit të bëjnë thirrje për të vrarë veten”.
Ndërkohë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi me ironi u shpreh: “Po ça të them unë ti ngrihesh të repilkosh me Valtenin dhe replikon me Astrit Patozin”.