INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvend në Tiranë por edhe në Vlorë. Çfarë e pret Teatrin!

Kuvend në Tiranë por edhe në Vlorë. Çfarë e pret Teatrin!

Publikuar më: 08:26 20-09-2018

Fati i Teatrit Kombëtar do të vendoset pikërisht sot. Shumica është shfaqur e vendosur për shembjen dhe ndërtimin në atë territor të një Teatri të ri, dhe për këtë sot priten dhe amendimet në ligj, i cili do të hapë garën për të përzgjedhur kompaninë fituese. 

Mazhoranca pritet të votojë sot në Kuvend ligjin për Teatrin e Ri. Socialistët kanë pranuar dekretin e Presidentit Meta për ligjin e teatrit, duke bërë disa ndryshime. Gjithashtu, në ligj parashikohet të ngrihet një komision i negocimit të kontratës për teatrin e ri që do të bëjë edhe thirrje të hapur palëve që janë të interesuar të paraqesin propozimin për teatrin e ri.
Por opozita le ‘teatrin’ në Tiranë dhe zhvendoset në Vorë. Opozita e bashkuar vijon marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin dhe sot do të zhvillojë seancën e saj të jashtëzakonshme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Megjithatë në seancën e sotme plenare do të marrin pjesë dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Por kjo jo si thyerje e qëndrimit opozitar por sipas burimeve nga LSI, ata do jenë vetëm për procedurë pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë. Tavo dhe Koka kanë munguar për arsye familjare.
Një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të reflektojnë dhe të mos miratojnë ligjin që i hap rrugë prishjes së teatrit.

Article Logic
Execution time: 0.0017118453979492