INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Hakmarrja" e Palokës, qëllon Ramën me bojë në fytyrë [FOTO]

Publikuar më: 11:03 14-02-2019

Edhe këtë të enjte seanca plenare ka nisur me tensione.

Deputeti Edi Paloka i është afruar foltores dhe ka qëlluar me bojë në fytyrë kryeministrin Rama.

Pas këtij veprim kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin e deputetit të opozitës.

Paloka ka pasur një shiringë të mbushur me bojë të cilën e ka zbrazur ndaj kryeministrit, teksa Rama ishte i ulur në vendin e tij të kabinetit qeveritar. Edi Paloka ka refuzuar të dalë nga salla e Kuvendit cka ka detyruar Ruçin të ndërpresë seancën me 5 minuta.

Në seancë ka qënë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri ndërsa pritet të votohet ratifikimi protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

 Në një reagim për mediat PD bën me dije se Paloka e gjuajti me boje  Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit.

"Gjuatja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik" thuhet në njoftim.

bojeeeeee.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664