INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi dërgon dosjet e 193 kandidatëve për Komisionet e Vettingut, te Avokati i Popullit

Kuvendi dërgon dosjet e 193 kandidatëve për Komisionet e Vettingut, te Avokati i Popullit

Publikuar më: 16:27 15-03-2017

Kuvendi i Shqipërisë dorëzon 193 dosjet e kandidatëve për Komisionet e Vettingut pranë Avokatit të Popullit. In Tv Albania mësoi se pranë Avokatit të Popullit do ngrihet një komision i posacëm me përfaqësues nga ky institucion dhe përfaqësues nga kuvendi. Ky komision do të hap të gjitha dosjet për të verifikuar dhe konstatuar nëse ka mungesa të dokumenteve në dosjet që kandidatët kanë dorëzuar. Pas kësaj AP pritet të rihapë procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisioneve të Vettingut. Ky proces erdhi pas seancës së jashtëzakonshme të mbajtur nga parlamenti më 6 mars. Në këtë seancë kuvendi i kërkoi AP të rihapë garën për anëtarët, pasi në garë u regjistruan më pak kandidatë se pozicionet vakante pranë Komisioneve të Vettingut. Për këto pozicione shprehën interes 21 kandidatë nga 28 anëtarë që do të kenë komisionet. Shtatë ditë pas hapjes së dosjeve AP do të rihapë garën për kandidatët e Komisioneve të Vettingut. Në garë mund të marin pjesë edhe kandidat të rinjë përveç 193 personave të interesuar. Më pas do të jetë OMN që do të çertifkojë të gjiithë kandidatët e përzgjedhur. Pasi kandidatët marrin dritën jeshile nga OMN do të shkojnë në Kuvend, ku do të bëhet votimi. Kuvendi prashikon ngritjen e një komisioni ad-hoc me 6 anëtarë ku 3 i përkasin mazhorancës dhe 3 opozitës. Pa pjesëmarrjen e opozitës procesi nuk mund të arrihet.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104