INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi detyra të reja kryeprokurores: Duam arrestime VIP brenda 2018!

Kuvendi detyra të reja kryeprokurores: Duam arrestime VIP brenda 2018!

Publikuar më: 10:00 23-09-2018

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon kryeprokurores së përkohshme Arta Marku rritjen e numrit të hetimeve dhe procedimeve në nivele të larta për korrupsion dhe krim të organizuar, brenda vitit 2018.

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku në fokus kryesor do të ketë luftën ndaj të korruptuarve. Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Markut rritjen e hetimeve, procedimeve në nivele të larta për korrupsion brenda 2018. Edhe pse koha e qëndrimit të saj në detyrë mund të jetë shumë e shkurtër, sërish ajo ka marrë situatën në dorë dhe po bën ç’është e mundur për të bërë arrestime “VIP” dhe goditje në nivelet e larta të korrupsionit. Tashmë, kushdo emër që do të denoncohet përmes këtij formulari të posaçëm, do të duhet të përballet me Markun.

Mirëpo Kuvendi i kërkon Prokurorisë që brenda vitit 2018 të rrisë numrin e hetimeve për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme, duke zbatuar ligjin Antimafia. E ndodhur në këtë situatë Kuvendi i kërkon organit të akuzës të ketë një bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Kontrollin e Lartë i Shtetit, ILDKPKI,në këtë mënyrë do të jenë në ndjekje të luftës kundër kriminalitetit në përgjithësi, korrupsionit e krimit të organizuar në veçanti.

13 detyrat e Kuvendit për Arta Markun
Rritjen e numrit të hetimeve në tërësi dhe në veçanti hetimeve proaktive kundër krimit të organizuar, korrupsionit në nivel zyrtarësh të lartë dhe të mesëm; funksionarëve të sistemit të drejtësisë, të zgjedhurve në nivel qendror dhe vendor;
Rritjen e numrit të hetimeve proaktive për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimi të narkotikëve, dhe kultivimit të bimëve narkotike;
Rritjen e numrit të hetimeve pasurore për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive, mjeteve dhe produkteve të veprave penale me origjinë krimin e organizuar, sipas ligjit Antimafia;
Garantimi e ndihmës në procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorëve, duke bashkëpunuar ngushtësisht me organet e reja që priten të krijohen Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, në procesin e vlerësimit profesional dhe hetimin disiplinor të prokurorëve;
Forcimin e bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe shërbimeve të policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit, si dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe përdorimin efektiv të metodave speciale të hetimit për dokumentimin e veprave penale kundra korrupsionit dhe krimeve të rënda;
Forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me agjencitë e huaja ligjzbatuese me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar dhe veprave penale që lidhen me pastrimin e parave; si dhe marrjen e masave për adresimin e problemtikave që konstatohen nga Progres – Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, lidhur me problematikat e krimit të organizuar në Shqipëri;
Forcim të bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, për parandalimin e krimeve kompjuterike që përdoren për pastrimin e të ardhurave nga aktivitete kriminale, si dhe ato për qëllime të financimit të terrorizmit;
Ashpërsimin e politikës penale për masat e sigurisë dhe të dënimit kundër: krimit të organizuar, korrupsionit, dhunës në familje, krimeve kundra jetës, pastrimit të parave, krimit ekonomik dhe financiar, amëmbjatjes pa leje, krimit që lidhet me procesin zgjedhor, personave përsëritës në krim, krimit mjedisor;
-Të ndjekë një politike penale më të butë ndaj të miturve, grave, personave me aftësi të kufizuara që procedohen penalisht, personave që akuzohen për kryerjen e veprave penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore, si dhe zhvillimin e hetimeve të shpejta me qëllim shkurtimin e kohës së hetimit;
Të ndjekë në vazhdimësi rastet që referohen në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, me qëllim sigurimin e pastërtisë së figurës së punonjësve publikë;
Të thëllojë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Kontrollin e Lartë i Shtetit, ILDKPKI, me qëllim orientimin e një vizion të përbashkët në politikën shtetërore që duhet të ndiqet në luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi, korrupsionit e krimit të organizuar në veçanti;
Përdorimin e instituteve procedurale si urdhri penal, marrëveshja e fajësisë, gjykimi i drejtpërdrejtë në mënyrë efektive për t’i shërbyer shpejtësisë së procesit dhe qëllimit të ligjit penal.
Të vazhdojë të japë kontributin e tij gjithëpërfshirës në drejtim të Reformës në Drejtësi, për reformimin e kuadrit ligjor si në aspektin material dhe atë procedural me qëllim përmbushjen e objektivave në këtë fushë.

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051