INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi i Kosovës. Nuk votohen disa raporte e projektligje

Kuvendi i Kosovës. Nuk votohen disa raporte e projektligje

Publikuar më: 13:13 23-07-2018

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë gjatë seancës së sotme ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme’’. Për ta miratuar atë duheshin 80 vota, por kjo nuk u arrit vetëm për një votë. 

Kuvendi gjithashtu nuk arriti të votonte as raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Ndër projekt-ligjet më të diskutuara ishte edhe votimi në parim i Projektligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale. Ky ligj ka kaluar me 71 vota “pro”, një abstenim dhe asnjë kundër. Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë ishte diskutuar disa herë në seancat paraprake të kuvendit, dhe ishte përcjellë me debate të ashpra në mes të pozitës e opozitës. Gjithashtu, u arrit dhe miratimi i Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje, ai për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe raporti vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166