INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi mblidhet për shkarkimin e Metës, PD dhe LSI do kërkojnë largimin e Ramës

Kuvendi mblidhet për shkarkimin e Metës, PD dhe LSI do kërkojnë largimin e Ramës

Publikuar më: 08:58 08-07-2019

Këtë të hënë Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për vijimin e proceduarve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sot maxhoranca do të votojë për ngritjen e komisionit hetimor, i cili është hallka e parafundit parlamentare për shkarkimin e kreut të shtetit. Tanimë Parlamenti ka në dorë një raport me argumentet për shkarkimin e Presidentit që do të vijojë të shqyrtohet më në detaje nga Komisioni Hetimor që do të ngrihet sot. Mazhoranca akuzon Kreun e Shtetit se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor. Seanca nis në orën 17:00. 

Por ndërkohë që maxhoranca e ka zhvendosur luftën në Presidencë, opozita vijon qëndrimin e saj për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Në orën 20:00 opozita ka thirrur qytetarët të bashkohen në protestë, ku kryefjala kryesore do të jetë largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.

Tubimi opozitar do të jetë i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5 muajt e fundit. Basha dhe Kryemadhi janë kujdesur që të theksojnë shumë herë se protesta e sotme do të jetë e qetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168