INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi mblidhet sot në dy seanca, Gramoz Ruçi pritet të zgjidhet si Kryetar i ri

Kuvendi mblidhet sot në dy seanca, Gramoz Ruçi pritet të zgjidhet si Kryetar i ri

Publikuar më: 09:44 09-09-2017

Sot nis punimet legjislatura e re, me Kuvendin e Shqipërisë që do të mblidhet në dy seanca parlamentare, atë të orës 10:00 dhe orës 18:00.

Interesi më i madh është i drejtuar tek seanca e pasditës, ku do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, post për të cilin deri tani qëndron vetëm propozimi për Gramoz Ruçin. Seanca e paradites, që hapet nga deputeti socialist Besnik Bare, do të caktojë 3 deputetët më të rinj të kuvendit si sekretarët e tij të përkohshëm deri në ngritjen e Byrosë. Lapsi.al bën me dije se Kuvendi do të zgjedhë edhe Këshillin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, që do të përbëhet nga 9 deputetë, me detyrën për të shqyrtuar dokumentacionin e çdo deputeti. Deputetët që do të përbëjnë këtë Këshill propozohen nga grupet parlamentare dhe zgjidhen me 71 vota.

Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809