INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi RRËZON draftin e PD për vettingun në politikë

Kuvendi RRËZON draftin e PD për vettingun në politikë

Publikuar më: 17:30 21-12-2018

Pas një seance maratonë të mbushur me debate maxhoranca ka rrëzuar në orët e vona të pasdites nismën e opozitës për Vettingun në politike. Pavarësisht kthimit të opozitës në Kuvend, pas një bojkoti prej 6 muajsh, maxhoranca votoi me 74 vota kundër këtij projektligji.

52 vota të opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese. Menjëherë pas votimit deputetët e opozitës u larguan nga salla e kuvendit.

Projektligji i rrëzuar ka të bëjë me “Amendamente kushtetuese për vettingun që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, i depozituar nga opozita që në 7 shtator në parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611