INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi, seancë të jashtëzakonshme për korrigjimin e kufijve

Kuvendi, seancë të jashtëzakonshme për korrigjimin e kufijve

Publikuar më: 08:42 03-09-2018

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë të martën një seancë të jashtëzakonshme për procesin e dialogut me Serbinë. Debati parlamentar është kërkuar nga opozita, në lidhje me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë me dije se të martën do të zhvillohet seanca ku do të debatohet “shkëmbimi i territoreve” mes vendit të tij dhe Serbisë. Veseli u shpreh: “Kemi vepruar, do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër, komentet politike do i kemi nesër.” Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për shkëmbim territoresh. Partitë opozitare LDK, Vetëvendosja dhe PSD e kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme javën e kaluar. Tri partitë opozitare e kanë iniciuar mbajtjen e saj, fill pas deklaratave të presidentit për korrigjim të kufijve. Rezoluta, e cila pritet të prezantohet në këtë seancë, ka vetëm një pikë: “ Askush nuk ka të drejtë ta negociojë dhe cenojë territorin e Kosovës”.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834