Sot, duke nisur nga ora 10:00 do të zhvillohet pesë orë debat deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Kuvend për anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale nga Presidenti, Ilir Meta.
Konferenca e Kryetarëve ka caktuar rreth 170 minuta kohë për deputetët socialistë dhe 130 minuta kohë për opozitën e re në seancën e ditës së enjte, ku do të diskutohet në lidhje me dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka zbuluar se vetë ai do të flasë në orën 12:00.
Dy ditë, më parë PS dorëzoi në Parlament një draft-rezolutë ku e quante aktin e kreut të shtetit anti-kushtetues dhe inekzistent.
Ndërkohë. nga ana e tij Presidenti është shprehur i pashqetësuar nga lëvizja e maxhorancës kundër tij.