INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi sot mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi sot mbledhje të jashtëzakonshme

Publikuar më: 08:36 18-04-2017

Kuvendi do të mblidhet sërish në një seancë të jashtëzakonshme këtë të martë në ora 18. Senaca ka për qëllim votimin e anëtarëve të komisionit 'ad hoc', ndërkohë që opozita pritet të mos jetë pjeësëmarrëse.

Në mbledhjen e një jave më parë Kuvendi miratoi vetëm 3 anëtarët e shumicës për Komisionin 'ad hoc' me 6 anëtarë, që do të bëjë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve për që do të bëjnë drejtësinë.
Javën e kaluar nga shumica u zgjodhën Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja nga PS si dhe Luan Rama nga LSI, ndërsa opozita kërkon qeveri teknike më parë, që do të garantojë zgjedhje të lira, sipas saj dhe më pas Vettingu do të bëhet nga e para sipas Bashës.
Megjithatë sot, përveç komisionit me 6 anëtarë është në rendin e ditës dhe ngritja e komisionit me 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita, por ashtu si një javë me parë, sërish pritet të dështojë.

Article Logic
Execution time: 0.0023791790008545