Kuvendi ka miratuar sot me 73 vota pra kandidaturën e Denar Bibës për postin e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Përballë me të ishte edhe Koli Bele, i cili mori vetëm 22 vota pro. Biba zëvendëson në këtë post Lefterije Luzin, kandidatura e së cilës u skualifikua nga opozita në komision.
Denar Biba, deri më tani anëtar i Partisë Socialiste ne KQZ, do të drejtojë këtë institucion dhe sfida e parë për të janë zgjedhjet e parakohshme në Kolonjë, për të arritur më pas te zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm.