INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kuzhineri” trafikant, përdori emrin e vëllait binjak por nuk i shpëton karabinierëve

“Kuzhineri” trafikant, përdori emrin e vëllait binjak por nuk i shpëton karabinierëve

Publikuar më: 12:27 07-08-2017

Shqiptarët gjithnjë kanë gjetur forma të reja për trafikimin e lëndëve narkotike. Rasti me i ri është shënuar në Itali ku një shtetas shqiptar kishte gjetur nj mënyrë të re për përfitimin e sasive të mëdha të parave nga trafikimi i lëndëve narkotike. Përzierja e kokainës me sheqer pluhur për të shtuar masën e lëndës narkotike. Karabinierët italianë bëjnë të ditur se shqiptari kishte përdorur identitetin e vëllait të tij binjak për t’i shpëtuar kontrollit. Por pas hetimit të plotë të ngjarjes karabinierët italianë kanë çuar në burg, 31-vjeçari shqiptar Besmir Myrtaj, rezident në Castiglione.

Mësohet se në banesën e tij, policia gjeti gati një kg kokainë të pastër dhe 10 kg marijuanë. Në banesë kishte të gjitha pajisjet për paketimin e drogës, dhe në këtë mënyrë drejtonte një xhiro të madhe, duke e përzierë kokainën me sheqer pluhur e manitol spërkatës (herbicid), në mënyrë që të shtonte volumin e substancës për ta shitur. Si një “kuzhinier” i vërtetë, shqiptari për të përzier kokainën përdorte një frulator për torta. Vlera e drogës së kapur nga policia, është vlerësuar rreth gjysmë milion euro. Hetuesit janë ende duke punuar për ndërtuar rrjetin e shpërndarësve shqiptarë dhe për të mësuar origjinën e drogës

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555