INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ky adoleshent vuan nga gjigandizëm i rrallë dhe rritja nuk mbaron kurrë [VIDEO]

Publikuar më: 10:52 22-09-2016

Broc Brown konsiderohet si njeriu që nuk ndalet së rrituri. Është 19 vjeç dhe vazhdon të zgjatet. Deri më tani ka arritur gjatësinë prej 2.4 metra dhe çdo vit ai zgjatet 15 centimetra. Nëse vazhdon me të njëjtin ritëm, 19-vjeçari nga Miçigani mund të kalojë dhe njeriun më të gjatë në botë, Sultan Kosen, i cili është 2.5 metra i gjatë. “Broc ishte rreth 1.5 metra kur ishte në kopsht. Është një çrregullim gjenetik dhe nuk kemi ç’të bëjmë. Nuk e di nëse do ndalojë ndonjëherë së u rrituri” – tha për Daily Mail, mamaja e Brown, Darci. “Gjigantizmi”, me të cilin Broc u diagnostikua kur ishte vetëm 5 vjeç, prek një në 15 mijë njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828