Disa besojnë te fati e disa jo. Historia e suksesit në rubrikën “ Positive Vibes” në IN Traffic në IN Radio 105.7 ishte për aktorin e njohur Johny Depp.
Kush ishte ai para se të bëhej i famshëm dhe si i erdhën në jetë kaq shumë mundësi të mira?! Sipas intv.al ja disa fakte interesante për të:
1. Johny Depp, lindi me 9 qershor, 1963.
Ai përpara se të bëhej i njohur, fitoi para duke shitur lapsa e stilolapsa në një market.
2. Në vitin 1980 me kitaren që e kishte dhuratë nga mamaja kur mbushi 12-vjeç, Depp filloi të luante në grupe të ndryshme muzikore.Një vit pasi prindërit ishin divorcuar, Depp braktisi shkollën për t'u bërë muzikant.
3. Në vitin 1983, Depp u martua me Lori Anne Allison. Gjatë martesës, gruaja e tij merrje me kozmetike, kurse ai punonte në punë të ndryshme. Gruaja e tij, sipas intv.al e prezantoi me aktorin Nicolas Cage, që e këshilloi Depp të ndiqte karrierën e aktrimit. Depp dhe gruaja e tij u divorcuan në 1985.
4. Ai ka fituar çmimin Golden Globe Award dhe Screen Actors Guild për aktorin më të mirë "Best Actor".
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega