Pasi quajti veten ‘Self Made’ Noizy përjashtoi Encën nga grupi OTR. Një vendim ky që u kthye në ‘telenovelë me seri’. Megjithatë, këngëtarja vazhdon ende ta quajë veten të tillë dhe me tekstet e këngëve të saj lë të nënkuptohen mesazhe në formën e ‘diss-it‘ për grupin ku dikur bënte pjesë. Sot Enca lajmëroi publikimin e klipit më të ri të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me rivalin e Noizyt, Don Phenom. Por para se klipi i saj të lancohet, anëtari i OTR, Don Vidi, e ka ‘përshëndetur‘ me disa postime therëse.
‘30 milionë. T’ia bëj hashtag një shoqeje dhe po e gjetët kush është. Paskemi qenë duke ia rrit mendjen me hashtagun (emoji me lopë). Fansat e OTR i kanë publikuar postimet e tij, të bindur se ia ka dedikuar Encës’./intv.al/