Prej disa vitesh ata u larguan në Amerikë për të jetuar atje.
Por si duket kanë vendosur të kthehen sërish në vendin e tyre. Aktori i ‘Portokallisë’ Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa si duket kanë vendour të kthehen përfundimisht në Shqipëri . Edhe pse Elvisi më parë ishte angazhuar me projektin “M’fal për shprehjen”, këtë vit duket se nuk do ta vazhdojë. Ndërsa bashkëshortja e tij Belina, me postimin e fundit ka ka zbuluar se është rikthyer në Shqipëri për të nisur punë si pedagoge në Universitetin e Tiranës. Megjithatë, ende nuk dihet nëse rikthimi i tyre do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm.