Ata të dy kanë 9 vite lidhje bashkë dhe mendojnë se ka ardhur momenti i duhur që këtë lidhje ta finalizojnë në martesë.
Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë planifikuar në fshehtësi të plotë datën e martesës e cila do të jetë vitin që vjen. Çifti ka nisur që tani me përgatitjet e ceremonisë duke u kujdesur që çdo detaj i saj të jetë perfekt.
Turi dhe Orinda bashkëjetojnë prej 5 vitesh bashkë dhe janë një ndër çiftet më jetëgjatë të ekranit shqiptar duke i rezistuar ndonjë ndarjeje. 2017-a me siguri do të jetë viti që do ta mbajnë mend më gjatë.