INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky dedikim i Beatrix do t’ ju lërë pa fjalë [FOTO]

Ky dedikim i Beatrix do t’ ju lërë pa fjalë [FOTO]

Publikuar më: 11:29 12-10-2016

Këngëtarja po përjeton ndoshta periudhën më të mirë të jetës.

Beatrix Ramosaj prej dy vitesh është në një lidhje….të lumtur. Edhe pse në fillim u mundua  ta mbante të fshehtë, nuk i rezistoi dot tundimit për ta thënë me zë të lartë se sa e dashuruar ishte. Ervi mban emrin “dashuria” e këngëtares e cila dje mbushi plot dy vite. Dhe në këtë ditë të veçantë, Beatrix ka bërë një tjetër dedikim mjaft prekës për të dashurin të cilit i thotë: “ Zemra ime është e mbushur plot sepse ti je në jetën time dhe do të të zgjidhja ty sikur të kisha edhe 100 jetë, në 100 botë të ndryshme…do të të gjeja dhe do të të zgjidhja sërish ty. Çdo ditë që të shoh, bie sërish në dashuri me ty. Mezi pres për përvjetorët e tjerë që do të vijnë”.  Pas këtij dedikimi, çdo fjalë do të ishte e tepërt.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557