INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky dedikim i Miriamit për Albanin thotë shumë për marrëdhënien e tyre  [FOTO]

Ky dedikim i Miriamit për Albanin thotë shumë për marrëdhënien e tyre [FOTO]

Publikuar më: 14:08 02-06-2017

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk kanë ngurruar asnjëherë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit edhe në publik , qoftë me këngë apo statuse të dedikuara.

Megjithatë një mungesë urimi për ditëlindjen e këngëtares nga ana e bashkëshortit, u interpretua në media si një ndarje mes tyre. Megjithatë ka qenë babai i Miriamit ai që ka përgënjeshtruar gjithçka duke thënë se ata të dy janë të lumtur. Por veç tij, edhe vetë Miriami sapo bëri një postim mjaft të ndjerë për Albanian për koncertin e mbrëmshëm që dha në Prishtinë.

 

“Mbrëmë kuptova dhe njëherë që dashuria e pastër dhe e sinqertë e publikut për ty është ajo që bën diferencën e vërtetë!

Mijëra veta pritën me orë të tëra në shi dhe kënduan çdo fjalë nga kënga e para tek e fundit. Kam parë fëmijë nga mosha 3 vjeç deri tek të moshuarit duke brohoritur emrin tënd. Mijëra veta qëndronin mbrapa skene pa mundësinë për të parë por duke kënduar me gjithë shpirt deri në tingullin e fundit të këtij koncerti.

Do më mbetet në kujtesë edhe një vajzë zviceriane tek të tridhjetat e cila kishte udhëtuar nga Gjeneva enkas për të parë koncertin dhe kishte mësuar ndër vite Shqip midis këngëve të tua. Këndonte çdo fjalë e gërmë në perfeksion.

Jam e lumtur për ty sa fjalët nuk mjaftojnë.

Zoti të dhëntë gjithmonë atë që shpirti dhe arti yt i vërtetë meriton”, shkruan ajo duke sqaruar njëherë e mirë se ata të dy janë të lumtur krah njëri-tjetrit. 

aseferert.png

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773