Luana Vjollca duket se po kalon një kohë të mrekullueshme në pushimet në ishullin tropikal Maldive.
Ajo shpeshherë na ka magjepsur me fotot në plazhet e mrekullueshme të ishullit ekzotik, por edhe të formave të saj.
Luana gjithmonë paraqitet vetëm në këto pushime, por shtypi rozë aludon se bashkë me të është edhe Krenar Cocaj, me të cilin është kapur shpeshherë "mat".
Gjithsesi në videon më të fundit të shpërndarë në "InstaStory", Luana ka kapur në një moment edhe këmbët e saj që duken si të mbuluara nga diçka e bardhë.
Mendimi i parë që të vjen në mendje është se ndoshta rëra ka mbetur në to, por ne shpresojmë që Luana mos të ketë pësuar ndonjë djegie.
Këtë sigurisht do ta shohim në fotot në vazhdim që ajo do të postojë.