Ndarja e Selena Gomez nga Justin Bieber ishte një nga ndarjet më të bujshme në botën e showbizz-it.
Me postimet e tyre në Instagram, si Selena po ashtu edhe Justin na kanë treguar se e kanë marrë paksa veten nga ky trishtim i ndjenjave që ndodhi mes tyre dhe po vazhdojnë të jetojnë normalisht.
Justin na ka treguar se ka gjetur qetësi shpirtërore në kishë duke përmëndur dhe vlerësuar rolin e Jezusit.
Disa ditë më parë këngëtari u fotografua duke mbajtur një bibël në dorë teksa ishte në dalje të ambienteve të një kishe protestante.
Por jo vetëm Justin, mesa duke edhe Selena ka menduar që qetësinë shpirtërore ta gjejë po ashtu në kishë.
Të martën pasdite, në Los Angeles, këngëtarja 25-vjeçare është fotografuar duke mbajtur një bibël në dorë fakte këto që na tregojnë se edhe Selena ashtu si ish-i i saj Justin i është përkushtuar pas besimit në Zot.
Mos ndoshta Selena me këtë veprim do të na tregojë se zemra e saj e gjen paqen vetëm duke qenë afër Justin Bieber?
Ndoshta këngëtarja ka menduar ta shprehë këtë me anë të këtij xhesti ose ka mundësi që kjo të jetë një zgjedhje spontane e 25-vjeçares. Gjykojeni si të doni...