Bashkë me podiumin e protestës së opozitës para Kryeministrisë është zbuluar edhe slogani i protestës. “Kundër qeverisë së varfërisë dhe padrejtësive”.
Ky do të jetë slogani dhe motoja e protestuesve të thirrur sot nga forcat politike të opozitës kundër qeverisë. Protesta do të nisë në orën 12:00, ndërsa dhjetëra autobusë e qindra makina private janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit.